DIREKTIVA EU 516/2006

DIREKTIVA EU 516/2006

Qëllimi i kësaj pakete rregullash është shmangia e konkurrencës së pandershme, për të përmirësuar sigurinë  rrugore dhe për të siguruar kushte më të mira pune pë shoferët brenda Bashkimit Europian. Këto rregulla përcaktojnë :

  • Koha e drejtimit të mjetit gjatë një dite nuk duhet t’i tejkalojë 9 orë, me një përjashtim, ku 2 herë në javë ajo mund të zgjatet në 10 orë.
  • Koha totale e drejtimit të mjetit në një javë nuk duhet t’i tejkalojë 56 orë dhe koha totale dyjavore e drejtimit të mjetit nuk duhet t’i tejkalojë 90 orë.
  • Koha e pushimit gjatë një dite duhet të jetë minimalisht 11 orë, me një përjashtim, ku maksimumi 3 herë në javë  koha e pushimit mund të reduktohet në 9 orë. Pushimi ditor mund të ndahet në 3+9 orë për të krijuar në total pushimin ditor prej 12 orësh.
  • Pushimi javor është 45 orë të pandërprera, të cilat mund të reduktohen javën e dytë në 24 orë.Ky reduktim bëhet mbi marrveshjet e kompesimit të arritura për reduktimin e kohës së pushimit. Pushimi javor mund të merret pas 6 ditë pune, ku përjashtim bëjnë shoferët e fugonave dhe autobusave të angazhuar në rastet e shërbimit të udhëtarëve të cilët mundta shtyjnë kohën e pushimit javor pas 12 ditësh në menyrë që të lehtësohet motorri i mjetit.
  • Pushimet gjatë rrugës, të paktën 45 minuta (të ndara në 15 minuta dhe 30 minuta) duhet të merren në 4 orë e gjysëm nga fundi i udhëtimit.

Pajtueshmëria me këto dispozita është objekt i monitorimeve dhe kontrolleve të vazhdueshme, të cilat janë kryer në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar nëpërmjet kontrollit të tahografit në rrugë dhe në ambientet e ndërmarrjeve.