Liçenca CEMT (Konferenca Europiane e Ministrave të Transportit, një organizim ndërqeveritar krijuar ne vitin 1953) është liçencë shumëpalëshe për transport ndërkombëtar rrugor të mallrave nga sipërrmarrës transporti rezidentë në një shtet që është Anëtar i CEMT.
Vendet Anëtare që marrin pjesë në sistemin e kuotave janë :
Shqipëri, Armeni, Austri, Azerbaixhan, Bjellorusi, Belgjikë, Bosnje-Hercegovinë, Bullgari,
Kroaci, Republika Ceke, Danimarkë, Estoni, Findland, Francë, FYR Maqedoni, Gjeorgji,
Gjermani, Greqi, Holland, Hungari, Irlandë, Itali, Letoni, Lihtenshtein, Lituani, Luksenburg,
Malta, Moldavi, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Federata Ruse, Serbi, Mali i Zi, Sllovaki,
Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Turqi, Ukrainë, Mbretëria e Bashkuar.
Lëshimi i tyre bazohet në sistemin shumëpalësh të kuotave të përcaktuara nga sekretariati i CEMT sipas rregullave të vendosura me guidën e re të Janarit 2014. Gjithashtu, merret në konsideratë dhe zbatimi i kartës së kualitetit për çertifikimin e menaxherëve të transportit sipas standarteve ndërkombëtare të përcaktuara nga sekretiariati i CEMT e cila do të hyjë në fuqi më 01.01.2018 si dhe përdorimi i mëparshëm dhe shkeljet e kryera përapara.
Transporti me liçense CEMT kryhet midis vendeve anëtare CEMT dhe tranzit përmes territorit të një ose më shumë vendeve anëtare nga mjetet e regjistruara në një vend anëtar i CEMT.
- Ekzistojnë dy lloje liçensash CEMT :
- Liçensa vjetore, me ngjyrë të gjelbërt, të vlefshme për një vit kalendarik (1 Janar- 31 Dhjetor)
- Liçensa afatshkurtër, me ngjyrë të verdhë dhe të vulosura “liçensa afatshkurtra”, të vlefshme për 30 ditë.
- Liçensat CEMT lëshohen nga autoriteti kompetent i vendit në të cilin është i regjistruar mjeti motorrik.
- Liçensa nuk paraqet numrin e regjistrimit të mjetit (targa).
- Kur një udhëtim ndërmerret duke përdorur një kombinim çift mjetesh, kiçensa merret nga autoritetet kompetente në vendin në të cilin është regjistruar mjeti motorrik.
- Kjo liçensë mbulon kombinimin çift të mjeteve edhe nëse trajleri ose gjysëmtrajleri nuk është i regjistruar në emër të mbajtësit të liçensëe, ose është regjistruar në një vend tjetër anëtar.
- Liçensa të caktuara nuk mund të përdoren në territorin e disa vendeve anëtare dhe mbartin një vulë të kuqe për këtë qëllim.
- Liçensat afatshkurtra nuk janë të vlefshme në territorin Austriak.
- Liçensat që mbartin vulë të kuqe me kodin e një vendi nuk janë të vlefshme në territorin e vendit anëtar të paraqitur.
- Liçensat mund të përdoren vetëm nga mjetet EURO 4, EURO 5, EEV dhe EURO 6.
- Konfirmimi për llojin e kamionit për të cilin lëshohet liçensa (p.sh. EURO 4, 5 ose 6) e vërteton vula e gjebërt në liçensë, e cila tregon siluetën e një kamoini si dhe numrin romak që përcakton këtë lloj, IV, V, EEV (konsiderohet EURO 5) apo VI e cila është vendosur në krahun e djathtë të liçensës.
- Liçensat CEMT vlejnë nëse transporti është tranzit përmes një vendi të tretë.
- Liçensat nuk janë të vlefshme për operacione midis një vendi anëtar dhe një vendi të tretë ( jo anëtar) si destinacion përfundimtar.
Duke filluar që nga 1 Janar 2006, është vendosur që liçensa CEMT të lejojë operacionet e transportit sipas kushteve të mëposhtme :
- Pas udhëtimit të parë me ngarkesë midis vendit anëtar të regjistrimit dhe një vendi tjetër anëtar :
- Transportuesi mund të kryejë maksimumi tre udhëtime me ngarkesë, kur vendi i regjistrimit nuk është i përfshirë.
- Pas këtyre tre udhëtimeve maksimale me ngarkesë, mjeti i ngarkuar apo bosh, duhet të kthehet në vendin e tij të regjistrimit.
Theksojmë se interpretimi i kësaj pike (3.16-guida) nga Austria, Greqia dhe Italia është konfirmuar se në shtetet e tyre nuk do lejojnë transportet me liçensa CEMT të vendeve anëtare të cilat kanë kryer udhëtimin e parë bosh në nisje nga vendi i origjinës. Kjo do të konsiderohet ssi shkelje dhe do të shoqërohet me penalizime.
Udhëtimet bosh jashtë vendit të regjistrimit nuk merren parasysh duke qenë se nuk konsiderohet si një operacion transporti.
Një liçensë mund të përdoret vetëm nga një mjet në një kohë, Duhet tv mbahet në kabinën e mjetit midis pikave të ngarkimit për një udhëtim me ngarkesë ose për një udhëtim të plotë pa ngarkesë, i cili paraprin ose pason një udhëtim me ngarkesë.
Vendi i ngarkimit të mjetit mund të jetë i ndryshëm nga vendi i origjinës së mallrave të ngarkuara.
Liçensa nuk e përjashton transportuesin nga kërkesat lidhur me ndonjë autorizim tjetër për transportin e ngarkesave të veçanta në kuptimin e masës apo peshës ose për kategoritë specifike të mallrave (p.sh. mallrat e rrezikshme).
Një liçensë CEMT mund të përdoret për mjetet me qera ose me kredi, pa shoferin, nga sipërmarrësi i transportit ndaj të cilit është lëshuar.
Mjeti duhet të jetë në dispozicion ekskluziv të sipërmarrësit duke e përdorur atë kur është me qera dhe duhet të drejtohet nga stafi i këtij sipërmarrësi.
- Liçensa CEMT nuk mund të transferohen nga sipërmarrësi ndaj një pale të tretë.
- Në rastet kur një udhëtim fillon sipas një liçense vjetore ose afatshkurtër dhe në vazhdimësi sipas një tjetre, e lëshuar për periudhën e ardhshme në vijim, liçensat sëbashku duhet të mbahen në mjet për të gjithë udhëtimin.
- Mbajtësi i një liçense CEMT duhet të mbajë një karnet i cili duhet të ketë të njëjtin numër me liçensën ndaj të cilit i referohet, me një nënnumër nëse është e nevojshme. Në rast se kjo përputhje nuk hast, vetë liçensa mund të konsiderohet e pavlefshme.
- Certifikatat për kamionat EURO 3, EURO 4 dhe EURO 5 ndahen në ngjyrë jeshile për kokën tërheqvse apo kamion tek si dhe ngjyrë të verdhë për trajlerin/ gjysëm-trajlerin. Gjithashtu me këto çertifikta shoqërohet edhe një çertifikatë e bardhë (testi i vlefshmërisë i cili përsëritet çdo vit). Të dy llojet e para (jeshilja dhe e verdha nuk kanë nevojë të ri-çetifikohen). Ri-çertifikimi duhet të bëhet vetëm për çertifikatat e bardha të përputhshmërisë. Këto çertifikata janë të vlefshme kur shoqërohen me të paktën tre gjuhë. Ato mund të jenë në gjuhën kombëtare të vendit të regjistrimit të mjetit, në Anglisht, Frengjisht apo Gjermanisht dhe duhet të shoqërohen nga përkthimet në të paktën dy nga këto gjuhë të tjera. Certifikatat në lidhje me standartet e gazrave dhe zhurmave për kamionat EURO 4, EURO 5, EEV, EURO 6 (si jeshilet) plotësohen nga fabrikuesi i mjetit apo përfaqvsuesi i autorizuar i fabrikuesit në vendin e regjistrimit , ndërsa për trajlerin apo gjysëm-trajleri (të verdhat) plotësohen nga autoriteti i caktuar nga shteti i origjinës, sëbashku me të bardhat. Përfaqësuesi i autorizuar duhet të përcaktojë edhe emrin e fabrikuesit nga i cili ai është autorizuar.
Certifikatat e kamionit EURO4, EEV, EURO 5, EURO 6 duhet tv mbahen në mjet sëbashku me çertifikatat e bardha të përputhshmvrisë, si dhe të verdhat dhe të bardhat e trajlerit. Ata duhet të paraqiten gjatë inspektimit nga kontrollet e zyrtarëve kompetentë pas çdo kërkese, Pas inspektimit këto organizma kontrolli mund të firmosin karnetin. Liçensat që nuk shoqërohen nga një karnet i plotësuar siç duhet dhe një çertifikatë të vlefshme që dëshmon konformitetin me tipin e liçensës së përdorur, p.sh.<<EURO 4>>, supozohet të jenë gjithashtu të pavlefshme.
Liçensat konsiderohen të pavlefshme edhe nëse një pikë kontrolli rrugor konstaton se nuk janë përmbushur standartet në lidhje me shkarkimin e gazrave ose kërkesat e nevojshme të sigurisë për tipet respektive të kamoinave.