Qendra e Trajnimit

INSTITUTI I TRAJNIMIT ANALTIR

Instituti i Trajnimit ANALTIR i cili është i autorizuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës së Republikës së Shqipërisë dhe i akredituar nga IRU (International Road Transport Union), Gjenevë – Zvicër.

Instituti i Trajnimit ANALTIR ofron :

  • Trajnim për marrjen e Certifikatës së Kompetencës Profesionale për menaxher.
  • Trajnim për marrjen e Certifikatës së Kompetencës Profesionale për shoferët që janë të angazhuar në transportin ndërkombëtar të mallrave.

Të gjithë shoferët që transportojnë mallra jashtë territorrit të Republikës së Shqipërisë duhet të pajisen me çertifikatë të kompetencës profesionale si dhe menaxherët e kompanive të transportit brenda dhe jashtë territorrit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo çertifikatë mund të merret pasi është zhvilluar trajnimi dhe provimi përkatës. Kandidatët e interesuar për marrjen e çertifikatave duhet të paraqiten pranë institutit të trajnimit për t’u regjistruar si dhe të marr pjesë në trajnim dhe kryerjen e provimit. Për të kaluar me sukses provimin duhet të merren 70 % e pikëve totale.

Shembuj të Certifikatave të Kompetencës Profesionale (Shofer dhe Menaxher)

capture capture1